Nga porta në sulm, të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren – ja pse Reja ka një super skuadër

Futboll

Nga porta në sulm, të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren – ja pse Reja ka një super skuadër

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:27
Edi Reja

“Shqipëria është e hapur për çdo lojtar”, kjo është fraza që lakohet nga çdo trajner i Kombëtares.

E në fakt, edhe kjo speciale nga “Panorama Sport” nuk mund të niste kurrsesi me një tjetër frazë. Sidomos për ata emra që nuk e gjejnë veten në këtë listë. A ka të tjerë? Pa fund. A do të ketë të tjerë? Vazhdimisht.

Gazeta është përpjekur të përzgjedhë disa nga alternativat që përbëjnë në thelb edhe luksin në zgjedhje për trajnerin e Kombëtares në këtë edicion të ri kualifikueses. Në përbërje, italiani do të ketë talente, do të ketë lojtarë me cilësi si dhe eksperiencë për të tentuar hapin madhor të kuqezinjve, pjekurinë e grupit dhe pse jo, rezultatin surprizë…

Image

LISTA – Një nga risitë e pritshme në listën e grumbullimit që nis më 21 mars, pritet që të jetë Nedim Bajrami. Talenti i Empolit që ka pranuar të zgjedhë Shqipërinë pritet të shtojë cilësi dhe mundësinë edhe për një tjetër skemë të kuqezinjve, duke qenë se në thelb është një fantazisë (numër 10), ç’ka mund t’i japë mundësinë Rejas të guxojë që të kemi edhe një vendosje me 3-4-1-2.

PORTA – Një nga repartet më të sigurta. Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Gentjan Selmani dhe Alban Hoxha janë katër tipa portierësh që i japin gjithçka një trajneri. Luks në zgjedhje, është pak të thuash.

MBROJTJA – GjimshitiKumbulla-Ismajli është treshja e Serisë A që me gjasë mund të jetë baza e prapavijës së Kombëtares. Mirëpo, nëse i pari prej dy vitesh konfirmohet në Itali dhe në Champions, mund të ketë përkrah një tjetër si Ismajli që është rritur shumë në sezonin e parë në Itali apo edhe një talent shumë premtues si Marash Kumbulla. Të tjerë? Mjaft të përmendet Arlind Ajeti, Kastriot Dermaku, Frederik Veseli, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Herdi Prenga dhe me gjithë respektin për gjithë të tjerët, thua pa frikë që prapavija kuqezi është dhe do të jetë në vazhdimësi e blinduar. Të gjithë të sipër përmendurit, janë edhe muri.

MESFUSHA – Eksperiencë dhe siguri? Klaus Gjasula! Forcë dhe grintë? Keidi Bare! Të gjitha bashkë? Ledian Memushaj! Këto tre emra përmbledhin gamën në zgjedhje edhe për repartin më të rëndësishëm, që bën edhe të gjithë thelbin e lojës dhe mënyrës së sjelljes taktikisht të një ekipi. Deri më tani, ka qenë edhe baza e formacionit të Rejas, pa harruar Amir Abrashin, Endri Çekiçin dhe Ylber Ramadanin. Për të mos harruar edhe pjesën e fantazisë, Sherif Kallaku, risia Nedim Bajrami apo Lindon Selahi mund t’i japin Shqipërisë edhe mundësinë për të guxuar jo vetëm me 3-5-2 standard, por edhe me 3-4-1-2. Armata plotësohet në këtë repart me emra si Eduard Rroca, që po bën mirë në Turqi apo Ergyc Kaçe dhe Taulant Xhaka, i cili pas verës mund të jetë alternativë për Rejan.

SULMI – Hall më vete për trajnerin… Sokol Cikalleshi (4), Myrto Uzuni (11), Armando Broja (10), Rei Manaj (7) dhe Bekim Balaj (7), janë aktualisht “thesi” me 39 gola të shënuar brenda këtij sezoni në të gjitha kompeticionet. Pa përmendur sulmues në formë si Emir Sahiti që pret ftesën, Arbnor Muçolli, Florian Kamberi dhe Taulant Seferi. Me një short shumë të vështirë dhe mundësi reale pranë zeros për të lënë pas 2 mes Polonisë dhe Hungarisë për “Play Off”-in, me Anglinë thuajse të kualifikuar, Shqipëria nis ëndrrën “Katar 2022” me një superskuadër, luks zgjedhjes dhe miks formash të lojttarëve. Reja, më e pakta, do të jetë më shumë se çdo herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat