Kolumbia mban në ajër Neymar&Co

Futboll

Kolumbia mban në ajër Neymar&Co

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:49
Kolumbia mban në ajër Neymar&Co

Ndeshja e kualifikuesve të Botërorit 2022 mes Kolumbisë dhe Brazilit rrezikon të mos zhvillohet për shkak të situatës me COVID-19 që do të ndikojë ndjeshëm ndeshjet e muajit mars për vendet e Amerikës Latine.

Sikur të mos mungonte vetoja e klubeve evropiane për shumë lojtarë duke menduar karantinimin e detyrueshëm që pret futbollistët pas kthimit, tani është Kolumbia e cila bëhet pengesë.

“Sot do të ishte mjaft e vështirë të lejonim uljen e çfarëdo avioni që vjen nga Brazili. E përsëris, çfarëdo avioni. Nuk di si ta justifikoj duke parë situatën aktuale dhe variantet e COVID-19, ndaj nuk mund të bëjmë përjashtime.

Pandemia nuk na e lejon”. Këto janë fjalët e Ministrit të Shëndetësisë të Kolumbisë, Fernando Ruiz Gomez, i cili kështu ka bërë të qartë se ka dyshime të mëdha për zhvillimin e ndeshjes mes dy ekipeve të planifikuar më 26 mars në Barrankuila.

Shtypi kolumbian thekson se kjo nuk është hera e parë kur një përfaqësueseje braziliane i ndalohet hyrja në vend për aktivitete zyrtare. Kombëtarja e basketbollit e Brazilit duhej të luante ndeshje në Kali kundër Panamasë e Paraguait për AmeriCup në fundin e shkurtit, por nuk u lejua të merrte pjesë në aktivitet për të njëjtat arsye. Tani mbetet që për çështjen në fjalë të shprehen CONMEBOL dhe FIFA, të cilat mund të vendosin shtyrjen e sfidës në fjalë, apo ta zhvendosin në një vend tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat