Broja: Dua të shënoj 3 gola në ndeshje

Futboll

Broja: Dua të shënoj 3 gola në ndeshje

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:53
Broja: Dua të shënoj 3 gola në ndeshje

Armando Broja është çelësi i suksesit gjatë këtij sezoni te Viteshe. Falë golave të sulmuesit shqiptar, ekipi holandez ka bërë një kampionat të mirë teksa renditen në vendin e katërt. Gjithashtu kanë arritur që të kualifikohen edhe në finale e Kupës së Holandës, atje ku përballë tyre do të gjejnë Ajaksin.

Por a është i kënaqur Armando Broja? Arritja është fantastike dhe vetë sulmuesi nuk e fsheh kënaqësinë.

“Është çmenduri kur e mendon se do të luajë në një finale që në sezonin tim të parë”. Megjithatë nga ana tjetër Broja nuk kënaqet kurrë me performancën e treguar, duke kërkuar më shumë nga vetvetja.

“Ndihem mirë tani. Kam edhe shumë besim në ndeshje dhe jam shumë i lumtur që ekipi po fiton përsëri. Është e mrekullueshme si gjithë pjesa tjetër e Viteshes. Të luash një finale të Kupës do të jetë arritje e madhe edhe për mua. Është çmenduri ta mendosh që do të luash menjëherë një finale Kupe në sezonin tënd të parë.

E pres me padurim që ta rikthejmë Kupën këtu. Prisja ulje-ngritje në këtë sezon. Nuk jam kurrë i kënaqur. Nëse mund të shënoj tre herë në një ndeshje, e dua me patjetër që ta arrijë. Nuk mund të kënaqem me një ose dy gola”, ka thënë Armando Broja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat