Ismajli dhe Hetemaj përballë njëri-tjetrit

Futboll

Ismajli dhe Hetemaj përballë njëri-tjetrit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:14
Ismajli dhe Hetemaj përballë njëri-tjetrit

Ndeshja hapëse në Serie A në xhiron e 26-të do të jetë dueli në mes Spezias dhe Beneventos.

Nga minuta e parë do të jenë lojtarët shqiptarë, Ardian Ismajli (Spezia) dhe Përparim Hetemaj (Benevento).

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Alberto Picco” me fillim nga ora 15:00.

Spezia është në pozitë të 15-të në tabelë, derisa Benevento një më poshtë në të 16-të.

Formacionet startuese:

Spezia: Zoet, Ferrer, Ismajli, Terzi, Bastoni, Sena, Ricci, Estevez, Verde, Nzola dhe Gyasi.

Benevento: Montipo, Improta, Tuia, Glik, Barba, Hetemaj, Viola, Tello, Ionita, Caprari dhe Gaich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat