Ismajli dhe Hetemaj ndahen baras në Serie A

Futboll

Ismajli dhe Hetemaj ndahen baras në Serie A

Nga: K.Goca Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:05
Ismajli feston

Ardian Ismajli u paraqit standard për Spezia dhe Përparim Hetemaj për Benevneton, por që u ndanë baras (1:1), në kuadër të javës së 26-të të Serie A në futboll. 

Shqiptarët treguan lojë të mirë dhe ekipet e tyre secila fitoi nga një pikë. 

Futbollisti Gaich në minutën e 24-të shënoi për Beneventon dhe Verde në atë të 71-tën për Spezian. 

Spezia është në vend të 14-të me 26 pikë sa ka edhe Benevento një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat