Sadiku nuk debuton në Copa Libertadores

Futboll

Sadiku nuk debuton në Copa Libertadores

Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:33
nuk debuton në Copa Libertadores

Armando Sadiku ishte duke u përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe për të qenë gati sa i përket debutimit të tij në “Copa Libertadores”. Data e ndeshjes kundër Montevidieo po afron, megjithëse sulmuesi shqiptar e ka humbur zyrtarisht mundësinë për të luajtur në këtë takim.

Klubi i Bolivar ka dalë me një njoftim për shtyp për të konfirmuar këtë mungesë. Sadiku ka pasur dhimbje të mëdha në bark që nuk e kanë lejuar për t’u stërvitur normalisht.

Futbollisti iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore dhe do të qëndrojë në një klinikë private deri në përmirësimin e plotë, që kërkojnë afërsisht 72 orë.

Kjo do të thotë se Sadiku mund të jetë gati që të luajë për Bolivarin vetëm në ndeshjen e kthimit kundër Montevideos në “Copa Libertadores”, që do të luhet në 16 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat