​Manchester United mund të shesë De Gean

Futboll

​Manchester United mund të shesë De Gean

Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:44
David De Gea

“Djajtë e Kuq” të gatshëm t’i besojnë Dean Henderson.

Manchester United thuhet se mund të shesë portierin spanjoll David De Gea, raporton “The Sun”.

Dean Henderson pritet që të jetë zgjedhja ideale si portier i parë nga sezoni i ardhshëm, dhe De Gea mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

30 vjeçari ka bërë 24 paraqitje këtë sezon në Premier Ligën angleze, duke e mbajtur portën e paprekur nëntë herë për Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat