Real Madrid i vendos ultimatum Sergio Ramosit

Futboll

Real Madrid i vendos ultimatum Sergio Ramosit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:19
Sergio Ramos

Reali i Madridit vazhdon të këmbëngulë për të rinovuar me Sergio Ramos, por drejtuesit i kanë vendosur një ultimatum mbrojtësit spanjoll.

Kapiteni ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po rinovon. Presidenti Florentino Perez i ka afruar mbrojtësit zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit, me opsionin edhe për vitin e dytë.

Ofertë që nuk e gëzon 34-vjeçarin, i cili ka gati një ofertë 3-vjeçare nga PSG. Marca raporton se pavarësisht raportit shumë të mirë mes Perez dhe Sergio Ramos, ky i fundit ka kohë deri në fund të muajit mars për të dhënë një përgjigje.

Nëse Ramos nuk rinovon atëherë Reali do të përpiqet ta zëvendësojë me David Alaban i cili do të largohet nga Reali i Madridit këtë verë me parametër zero.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat