Tuchel jep detaje për lëndimin e Kantes

Futboll

Tuchel jep detaje për lëndimin e Kantes

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:51
Thomas Tuchel, ka konfirmuar se N’Golo Kante nuk do të jetë titullar ndaj Evertonit.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se N’Golo Kante nuk do të jetë titullar ndaj Evertonit.

Thomas Tuchel ka konfirmuar se N’golo Kante nuk ka pësuar ndonjë lëndim, por francezi do të pushojë në ndeshjen e ardhshme.

Tuchel u shrpeh i mahnitur me paraqitjet e 29 vjeçarit, ku lavdëroi intensitetin e lojtarit dhe tha se i duhet pushim.

“Kjo është e pabesueshme, ne e shohim intensitetin e tij në hartën e vrapimit pas ndeshjeve dhe ne mendojmë se ndoshta ata gjurmuan dy persona dhe i vendosën ata në një fletë”, tha ai.

“Është e pabesueshme ajo çka bën Kante, topat të cilët i rekuperon dhe puna e madhe të cilën e bën për grupin”, shtoi ai.

“Eshtë një lojtar i klasit botëror, niveli më i lartë që mund të jetë, dhe ne jemi shumë të lumtur që ai është në skuadrën tonë. Ai sapo është rikthyer nga lëndimi dhe nuk do të luaj 90 minuta në ndeshjen e ardhshme sepse duhet ta menaxhojmë formën e tij fizike”, tha Tuchel.

“Jam vërtet i kënaqur që kam atë në mesfushë, poashtu edhe me Jorginhon dhe Kovacicin”, përfundoi Thomas Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat