Solskjaer: Mendojmë vetëm të fitore

Futboll

Solskjaer: Mendojmë vetëm të fitore

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:27
Solskjaer: Mendojmë vetëm të fitore

Ole Gunar Solskjaer pranon se mes Junajtidit dhe Sitit ka një diferencë të konsiderueshme, me rivalët që renditen +14 pikë nga vendi i dytë dhe kanë 21 radhazi në të gjitha kompeticionet. “Fokusi ynë është vetëm te kjo ndeshje dhe jo ku do ta mbyllim sezonin. Ne duhet thjesht që të jemi Junajtidi më i mirë i mundshëm dhe përpiqemi të përmirësohemi nga sezoni i shkuar.

Kjo do të thotë që të ngjitemi në klasifikim, të fitojmë më shumë pikë, me objektivin për të shkuar në një finale dhe fituar një trofe”, tha tekniku i “Djajve” në konferencë. “Atë që bëjnë skuadrat e tjera nuk mund ta kontrollojmë. Siti është përpara nesh me një distancë të konsiderueshme dhe të dielën ne kemi shansin për të testuar veten kundër një skuadre shumë të mirë.

Ata janë i vetmi ekip përpara nesh. Ne do të përpiqemi që ta ngushtojmë këtë distancë. Ata kanë një seri fantastike, 21 fitore radhazi. Ndërsa ne kemi 21 ndeshje të pamposhtur në transfertë.

Një rekord do të thyhet, kështu që të shohim se cili do të jetë. Ka ende edhe 11 javë. Unë kam thënë gjithnjë që le të presim marsin ose prillin për të folur për titullin”. Solskjaer përsëriti se ai nuk do të ketë shumë para në dispozicion në merkaton e verës për shkak edhe të efekteve të pandemisë, por nuk preferoi të hynte në krahasime me forcën blerëse të komshinjve të tyre. “Unë fokusohem vetëm tek ajo që ne bëjmë.

Ne kemi modelin tonë dhe si klub besojmë në një filozofi të caktuar për ta bërë. Nuk është pozicioni im për të komentuar klubet e tjera dhe t’u krahasuar me të tjerët. Secili klub e bën merkaton sipas mënyrës së vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat