Conte i pasigurt nëse do vazhdojë të qëndrojë në Inter

Futboll

Conte i pasigurt nëse do vazhdojë të qëndrojë në Inter

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:58
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, duke folur në konferencën për shtyrp para ndeshjes me Atalantan, ka folur për të ardhmen e tij.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e cilësoi Atalantën si skaudër tëjet cilësore dhe tha se do të jetë ndeshje e vështirë për Interin.

“Gasperini po bën punë fantastike, ata janë shumë të rrezikshëm dhe ne i kemi studiuar mirë. Kjo është hera ime e katërt që përballemi me ta dhe duhet të jemi të gatshëm për vështirësitë e kësaj ndeshje”, tha ai.

Conte u pyet edhe për kontratën e tij, pasi italiani ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë.

“Kam edhe një vit të mbetur, por nuk duhet të shpërqendrohemi nga gjërat tjera. Duhet të fokusohemi në të tashmen deri në fund të sezonit”, shtoi ai.

“Nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj se çka mund të ndodhë. Unë e di se ju intereson diçka tjetër, por tani duhet të flasim vetëm për ndeshje dhe duhet të dërgojmë Interin aty ku e ka vendin”, tha Conte.

Conte përfundoi konferencën duke ngushëlluar familjen e përkthyesit, Claudio Segagni i cili vdiq dje. Ai ishte përkthyes që kishte punuar për Milanin, Interin, Romën dhe Juventusin.

“Është pikëlluese sepse po flasim për një person më të ri se unë. Ai ka punuar për shumë trajnerë, përfshirë këtu në Inter, i shpreh ngushëllimet e mija familjarëve të tij”, përfundoi Antonio Conte./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat