Ditë e keqe për Mërgim Vojvodën në Itali

Futboll

Ditë e keqe për Mërgim Vojvodën në Itali

Nga: K.G. Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:52
Crotone

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka pasur një ditë të keqe me Torinon, duke u mposhtur në udhëtim me rezultat 4:2 nga skuadra e fundit, Crotone. 

Vojvoda u paraqit standard deri në minutën e 65-të.

Për Crotonen shënuan futbollistët Simy (27'-nga penalltia e 54'), Reca (80'), Ounas (90+4') dhe për Torinon Mandragora (45') e Sanabria (84').

Crotone është në fund me 15 pikë dhe Torino në pozitën  e 18-ta me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat