Liverpooli tronditet, Xherdan Shaqiri titullar

Futboll

Liverpooli tronditet, Xherdan Shaqiri titullar

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:55
Liverpooli tronditet, Xherdan Shaqiri titullar

Liverpooli nuk është në formën e dikurshme, sot pësoi edhe një tronditje në “Anfiled”, duke u mposhtur me 1:0 nga Fulhami.

Kampioni anglez po mbetet gjithnjë e më larg katërshes së parë, aktualisht zë pozitën e shtatë me 43 pikë, Xherdan Shaqiri u paraqit titullar, por nuk iu shkoi me Fulhamin.

Në fund të pjesës së parë, një mos reagim si duhet i Salah në 16-sh, Mario Lemina përfitoi dhe me një gjuajtje të fortë nga rreth 13-14 metra shënoi golin e fitores së Fulhamit. 

Ai goditi aq fortë dhe fërfëlloi topin në këndin e djathtë të poshtëm. Fulham renditet në pozitën e 18-ti me 26 pikë pas 27 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat