Berisha në formën më të mirë, shënon për liderin austriak

Futboll

Berisha në formën më të mirë, shënon për liderin austriak

Nga: K.G. Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:41
Berisha në formën më të mirë, shënon për liderin austriak

Futbollisti Mërgim Berisha është në formën më të mirë dhe sot shënoi gol për fitoren bindëse të liderit austriak, Salzburg, e cila e mundi me rezultat 4:1 St. Poltenin. 

Për Salzburguan shënuan Daka (18'), Mwepu (33'), Aaronson (69') dhe Berisha (90+4 - nga penalltia) dhe për St. Polten Booth (12'). 

Berisha u paraqit për gjatë tërë takimit, dha maksimumin.

Pas javës së 20-të, Salzburg kryeson me 46 pikë apo ka pesë më shumë se Rapidi i Vjenës dhe St. Polten është në pozitën e nëntë me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat