Napoli arkëton tre pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Bologna-n.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë dhe ai i Shqipërisë, Elseid Hysaj nga minuta e 21-të, kontribuan në fitoren e Napolit.
Për Napolin realizuan Insigne (8' e 76'), Osimhen (65'). Në minutën e 73-të, Soriano shënoi golin e nderit për mysafirët.
Napoli pas javë së 26-të mban pozitën e 6-të me 47 pikë dhe Bologna zë vendin e 12-të me 28.