Fernandes: Më pëlqen presioni

Futboll

Fernandes: Më pëlqen presioni

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:31
Fernandes: Më pëlqen presioni

Bruno Fernandes ishte protagonisti kryesor në ndeshjen ndaj Manchester Cityt të cilën Manchester United e fitoi në Etihad.

Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Manchester Cityt të cilët kishin 21 ndeshje rresht pa humbur.

“The Red Devils” triumfuan në Etihad me rezultatin 2-0, golat u shënuan nga Bruno Fernandes dhe Luke Shaw.

Fernandes, i cili kishte vrapuar 12 km, u shpreh i kënaqur me fitoren ku tha se atij i pëlqen të jetë në presion.

Portugezi duke folur për “MUTV” foli për ndeshjen ndaj Cityt.

“Unë mendoj se ishte pothuajse perfekte. Ne krijuam shumë raste ku mbase mund shënonim më shumë, ose të luanim më mirë në pasimin e fundit ose goditjen e fundit”, tha ai.

“Kur në krijojmë shanse është gjithmonë mirë sepse nëse krijoni është një shenjë që po luani mirë dhe po përpiqeni të bëni diçka ndryshe”, shtoi ai.

“Ata kishin në posedim topin më shumë sesa ne, pasonin shumë më shumë. Gjithsesi, për sa i përket mundësive të shënimit, mendoj se ne kemi pasur më shumë dhe për mua rezultati është më i rëndesishmi. Rezultati ishte në anën tonë, kështu që është mirë”, tha Fernandes.

“Gjithmonë ekziston presioni kur keni një penalti për të shënuar, nuk ka rëndësi nëse është kundër City, ose ndonjë skuadër tjetër. Më pëlqen ai lloj presioni. Është presion i mirë. E dija se çfarë duhej të bëja, unë e bëra atë në mënyrën e duhur me fuqinë e duhur dhe jam i lumtur që shënoj, sigurisht”, përfundoi Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat