Atletico ‘thumbon’ Realin pas ankesave të shumta

Futboll

Atletico ‘thumbon’ Realin pas ankesave të shumta

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Atletico Madrid ka ‘thumbuar’ rivalin lokal, Real Madrid pas ankesave të shumta që ka bërë klubi.

Dje, derbi madrilen përfundoi me rezultat 1 – 1, derisa “Los Blancos” janë ankuar për një penallti që nuk u dha nga arbitri.

Real ishte plotësisht i zemëruar me arbitrin kryesor, Alejandro Hernandez që nuk dha penallti për një prekje me dorë.

Ndërsa, së fundmi, Atletico ka postuar një ‘thumbim’ në rrjetin social, Twitter.

“Ata e kritikojnë edhe suksesin… Disa janë mësuar ta kenë gjithmonë erën në favor”, shkruhet aty.

Nëse shohim tabelën momentale, Atletico është lider me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona dhe pesë me shumë se Reali, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat