Batuta e Contes: Jo, vetëm 40 euro sa për benzinë

Futboll

Batuta e Contes: Jo, vetëm 40 euro sa për benzinë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:26
Batuta e Contes: Jo, vetëm 40 euro sa për benzinë

Një fitore me aromë titulli! Kështu është etiketuar fitorja e Interit ndaj Atalantës në shifrat 1:0.

Pavarësisht se kundërshtari e dominoi në gjithë lojën dhe zikaltërit ia dolën falë goditjes së vetme në portë me Skriniar, ajo që do të llogaritet është trepikëshi i fituar.

Por a ka siguruar Interi një pjesë të Skudetos me këtë triumf? Këtë pyetje, një gazetar italian ia ka drejtuar Contes: “Trajner, nëse ju shihni xhepin tuaj, a gjeni atje një pjesë të Skudetos?”.

Megjithatë tekniku i Interit u përgjigj me batutë për ta lënë në intervistë spektaklin e munguar të lojës në fushë: “Në fakt, unë në xhep kam vetëm 40 euro. E këto para i kam se më duhen për benzinë”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat