Kamberit i shkon ftesa për ndeshjen me Anglinë

Futboll

Kamberit i shkon ftesa për ndeshjen me Anglinë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:55
Kamberit i shkon ftesa për ndeshjen me Anglinë

Florian Kamberi mbush 26-vjeç dhe feston sot datëlindjen e tij. FSHF ka menduar që t’i bëj një dhuratë të bukur në këtë moment duke i dërguar ftesën për ndeshjet që do të zhvillojë Shqipëria në muajin mars.

E gjithë vëmendja është për përballjen me Anglinë, ndërsa Kamberi si një njohës i mirë i futbollit skocez pasi ka luajtur për shumë kohë në këtë vend, do ta ketë disi më të lehtë përshtatjen me futbollin e anglezëve se pjesa tjetër e futbollistëve të Shqipërisë.

Një risi kjo nëse bëhet fjalë për zbritjen në fushën e lojës. Kamberi është ftuar edhe dy herë të tjera nga Shqipëria teksa fillimisht do të jepte konferencën për mediat me fanellën e Shqipërisë dhe do të stërvitej me trajnerin Reja, por nuk luajti për problemet burokratike me dokumentacionin pasi la Zvicrën, shkruan sport ekpres nga Tirana.

Më pas sulmuesi nuk do të lejohej nga ana e St Gallen pasi ishte agravuar situata me Koronavirusin. Këtë herë duket se asgjë nuk do ta ndalë Florian Kamberin që pas performancave fantastike me Aberden, do ta shohim në fushën e lojës me fanellën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat