Presidenti i La Ligas shokon katalanasit

Futboll

Presidenti i La Ligas shokon katalanasit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:06
Messi

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka siguruar tifozët se ai është “përgatitur mirë” për mundësinë e largimit të Lionel Messit nga Barcelona. Pandemia Covid-19 tashmë i ka dëmtuar shumë klubet e futbollit, me vetëm Blaugrana-t të zhytur në 1.2 miliardë € borxhe. Dhe largimi i yllit kryesor të La Liga-s, Leo Messi, do të dukej një moment shqetësues. Por Tebas beson se Liga që udhëheq është mjaft e sigurt financiarisht, për t’i bërë ballë çdo dëmi:

“Messi nuk mund të largohej nga Barcelona për shkak të një marrëveshjeje në kontratën e tij, por siç thashë për Cristiano Ronaldon, gjithashtu jemi të përgatitur financiarisht për këtë moment. Largimi i Cristiano nga Real Madridi ishte një vendim i marrë nga klubi.

Unë nuk kam të drejtë të them asgjë, por gjithmonë preferoj të kem lojtarët më të mirë në La Liga. E njëjta gjë ndodhi me Neymar më parë. Cristiano ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe ne u prekëm nga largimi i tij, por ndikimi financiar ishte minimal, sepse u përgatitëm mirë për këtë moment”.

Po si e përshkruan Tebas situatën financiare të La Liga-s?

 “Ne nuk e dinim se do të duhej kaq shumë kohë të luanim pa tifozë. Nëse vazhdojmë të dëshmojmë ulje të numrave të të infektuarve me koronavirus, mbase tifozët do të kthehen më shpejt. Humbjet financiare për kampionatin arritën 2 miliardë €, por ne i ulëm në 1,1 miliardë € për shkak të shkurtimit të disa shpenzimeve”, – saktëson presidenti i futbollit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat