Hygerta Sako rrëqeth me dedikimin nga varri

Futboll

Hygerta Sako rrëqeth me dedikimin nga varri

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:14
Hygerta Sako rrëqeth me dedikimin nga varri

Një vit më parë, moderatorja sportive Hygerta Sako humbi babanë e saj.

Lajmin e trishtë e dha vetë moderatorja shqiptare, përmes një postimi në Instagram të një fotoje ku shfaqet me të atin.

Hygerta ka bërë dhe një dedikim për këtë humbje të madhe, që ashtu siç është shprehur ajo, e ka lënë zemërthyer e shpirtcopëtuar.

“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im. Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”, shkroi një vit më parë moderatorja.

Ditën e sotme, Sako e përkujtoi të atin me fjalët më të ndjera. Ajo publikoi në InstaStory një foto nga varri i babit të saj të ndjerë, krahas së cilës shkruante:

“S’më besohet që ka kaluar një vit, më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund BABUSH, pooor Dashuria është më e fortë se vdekja. Je ëngjëlli im mbrojtës”.

Kujtojmë se babai i ndjerë i moderatores, Pandeli Sako, ndërroi jetën në moshën 77-vjeçare, duke lënë kështu një dhmbje të madhe për fëmijët e tij, të cilët i kanë bërë një dedikim mjaft të ndjerë tek varri.

“Dashuria është më e fortë se vdekja. Prehu në paqe, BABI. Je në çdo rrahje të zemrës tonë”, shkruhet në mermerin e varrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat