Gjimshiti mahnit edhe ish-mesfushorin e Juves

Futboll

Gjimshiti mahnit edhe ish-mesfushorin e Juves

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:14
Gjimshiti mahnit edhe ish-mesfushorin e Juves

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje perfektë ditën e djeshme ndaj Interit, duke neutralizuar Lukakun në fushë.

Belgu është kthyer në makthin e mbrojtësve të Serisë A këtë sezon, por përballë Gjimshitit hasi vështirësi të mëdha, teksa pa në një moment t’i hiqej nga shqiptari një gol i sigurt.

Vlerësimi ka qenë i madh nga të gjithë për mbrojtësin e Kombëtares, teksa i mahnitur nga dueli i tij me Lukakun ka mbetur edhe ish-mesfushori i italian, Klaudio Markizio.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Twitter” shkruan: “Çfarë  duele janë këto: ‘Gjimshiti-Lukaku dhe Shkrinjar –Zapata!’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat