De Ligt: Është moment i rëndë pasi pjesën më të madhe të lojës luajtëm ndaj 10 futbollistëve

Futboll

De Ligt: Është moment i rëndë pasi pjesën më të madhe të lojës luajtëm ndaj 10 futbollistëve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 00:20
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt nuk e ka fshehur zhgënjimin pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 së finales.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-2 kundër Portos pas vazhdimeve, mirëpo në çerekfinale shkoi skuadra portugeze për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë.

“Është vërtet e rëndë. Kur luan kundër 10 lojtarëve për thuajse gjithë ndeshjen, gjithmonë është vështirë kur përfundon kështu”.

Image

“Nuk mendoj se e filluam keq sonte. Porto kaloi në epërsi dhe pastaj ne nisëm të luanim, prandaj ishte vonë. Në pjesën e dytë luajtëm mirë sa i përket ritmit, rasteve, dy gola, por në fund, topi nuk hynte në rrjetë”.

“Natyrisht, kjo ndeshje e ndryshon sezonin, sepse ne duam të jemi në Ligën e Kampionëve dhe tash jemi jashtë. Është një moment shumë i vështirë për ne”, ka deklaruar De Ligt për Sky Sport Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat