Azemi, të enjtën sfidon boksierin bullgar

Futboll

Azemi, të enjtën sfidon boksierin bullgar

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:10
Azemi, të enjtën sfidon boksierin bullgar

Boksieri i klubit të boksit Shkupi, Ardijan Azemi nesër do të ketë luftën e parë në turneun ndërkombëtar për të rinj “Emil Jeçev” në Sofje të Bullgarisë.

Shorti për kundërshtarë në gjysmëfinale të këtij turneu, Azemit i solli boksierin vendas Vilislav Putov.

Luftat gjysmëfinale në turneun bullgar do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 14:00. Vitin e kaluar boksieri shkupjan në këtë turne fitoi medaljen e artë.

Për Ardijan Azemi ky do të jetë turneu dhe parapërgatitja e tij e fundit para Kampionatit Botëror për të rinj që do të mbahet muajin tjetër në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat