Nuk ndodhte kurrë një gjë e tillë te Prishtina, por ndodhi ndaj Besës

Futboll

Nuk ndodhte kurrë një gjë e tillë te Prishtina, por ndodhi ndaj Besës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:18
Nuk ndodhte kurrë një gjë e tillë te Prishtina, por ndodhi ndaj Besës

Prishtina sot shënoi edhe një fitore të radhës duke vazhduar formën e mirë.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat të thellë 5:1 në shtëpi ndaj Besës së Pejës.

Një nga lojtarët kryesor të fitores së sotme, padyshim se ishte Gauthier Mankenda.

Me golin e sotëm, lojtari nga Kongo, ka arritur në shifrën e 31 golave për Prishtinën. Kjo e bënë atë golashënuesin më të mirë momental të Prishtinës së pasluftës.

Lojtari nga ekipi i kryeqytetit në ndeshjen ndaj Besës nga minuta e 73-të e barti shiritin e kapitenit.

Këto ishin fjalët e tij pas ndeshjes:

“S’kishte rëndësi se kush ishte kundërshtari, të rëndësishme ishin pikët për çka të gjithë dhamë maksimumin. Po vazhdojmë të mbajmë lartë formën dhe kjo na gëzon të gjithëve. Pa dyshim se u ndjeva i nderuar me shiritin e kapitenit. Krenohem me bashkëlojtarët, me shokët e skuadrës që më të vërtet më bënë të ndjehem mirë”, ka deklaruar Mankenda për faqen zyrtare të klubit.

Prishtina pas ndeshjes së sotme gjendet në vendin e parë në tabelë me 50 pikë, aq sa ka edhe Drita por me një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat