Partey ka disa fjalë për Xhakën

Futboll

Partey ka disa fjalë për Xhakën

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:25
Partey ka disa fjalë për Xhakën

Thomas Partey në konferencën për shtyp para përballjes kundër Olympiacos në kuadër të Europa Ligës u shpreh shumë i motivuar për pjesën e mbetur të sezonit.

“Në fillim kur erdha te Arsenal kisha problem në adaptimin me stilin e lojës së Artetas” u shpreh ganezi.

“Kisha një fillim te vështirë duke pësuar lëndim që në fillim të sezonit, por vazhdimisht jam duke punuar që të rifitojë formën time të plotë dhe të ndihmojë klubin” u shpreh mesfushori 27 vjecar.

” Çfardo problemi që ka ekipi, besimi në njëri tjetrin nuk është problemi ” tha Partey.

Poashtu Partey nuk harroj te flasë për partenrin e tij të mesfushës Granit Xhakën.

“Të gjithë e dimë që jep gjithçka në fushë për ekipin dhe bashkëlojtarët e tij”

“Mendoj që është një super lojtar”.

Në fund I pyetur për ndeshjen e nesërme ai tha:

“Ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin, të luftojmë për njëri tjetrin dhe kështu do zhvillojmë ndeshje të mirë dhe do fitojmë sa më shumë ndeshje” përfundoi Thomas Partey.

Mesfushori defanziv u transferua veren e kaluar nga Atletiko Madridi për shumën 50 milion euro dhe deri më tani është paraqitur në 10 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat