Solskjaer: Milani ekip legjendar

Futboll

Solskjaer: Milani ekip legjendar

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:09
Solskjaer: Milani ekip legjendar

Ole Gunnar Solskjaer thuri elozhe për Milanin para duelit të parë për raundin e 1/8-ave të Europa League ndaj kuqezinjëve. Trajneri norvegjez i United vlerësoi historinë e Milanit, ndërsa analizoi edhe gjendjen e skuadrës së tij.

“Unë kam admirim të madh për Milanin. Ata janë një ekip tradite, kanë histori, cilësi dhe klas absolut.

Në vitet e kaluara kanë shkruar faqe legjendare të futbollit.

Është e qartë që njësoj si edhe ne, ata ndodhen në një moment rilindje dhe rindërtimi. Milani është përqendruar te lojtarët e rinj, teksa i kanë shtuar ekipit dhe ekspertë si Ibrahimoviç dhe Mandzukic.

Për momentin mungojnë këta dy lojtarë, por edhe ne kemi disa mungesa. David De Gea nuk do të luajë sot, njësoj si Van De Beek dhe Juan Mata.

Për Cavanin nuk jam i sigurt.

Mungon edhe Rashford. Markus nuk është stërvitur sot me ne dhe mendoj se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Milanin“, deklaroi trajneri norvegjez”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat