Al Khelaifi flet për të ardhmen e Mbappes dhe Neymarit

Futboll

Al Khelaifi flet për të ardhmen e Mbappes dhe Neymarit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:15
Al Khelaifi flet për të ardhmen e Mbappes dhe Neymarit

Spekullimet lidhur me të ardhmen e dy yjeve të PSZH-së, Kilian Mbape dhe Nejmar vazhdojnë, por presidenti i klubit, Naser Al Khelaifi ka besim se ata do qëndrojnë në “Parkun e Princave”. Pasi eliminuan Barcelonën nga Liga e Kampionëve, Al Khelaifi ndjen se asnjëri prej tyre nuk do largohet.

“Mbape dhe Nejmar janë ‘parisienë’ dhe do qëndrojnë në Paris gjithmonë,” tha në fillim Khelaifi.

Është hera e parë që pas disa muajve se presidenti i PSZH-së ka folur zyrtarisht për dy yjet e skuadrës. Al Khelaifi gjithashtu u shpreh i gëzuar që eliminuan Barcelonën, derisa tha se rikthimi i ‘çmendur’ para katër viteve është harruar.

“Është nder i madh të jemi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Unë e kam harruar çfarë ka ndodhur para katër viteve. Do mbetet në histori, por luajtëm dhe eliminuam një ekip të mirë te Barcelonës. Jemi në tetë skuadrat e fundit”, deklaroi Khelaifi në fund.

Pas hedhjes së shortit, pritet të shihet me kë do takohet PSZH në çerekfinale, derisa deri me tani kualifikimin gjithashtu e kanë siguruar edhe tri skuadra: Liverpulli, Porto dhe Borusia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat