Lukaku zbulon dietën e re italiane

Futboll

Lukaku zbulon dietën e re italiane

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:41
Lukaku zbulon dietën e re italiane

Një lider i vërtetë i Interit, Romelu Lukaku është duke përjetuar një periudhë të formës, që nuk e ka provuar kurrë në karrierën e tij. Falë Antonio Conte, sigurisht, por edhe një diete që filloi qysh kur zbarkoi në Itali, pasi ra dakord me stafin teknik zikaltër.

Sulmuesi belg dhe nutricionisti i zikaltërve, Matteo Pincella, u takuan në podcastin “Player Insight”, duke folur mbi çështjen e ushqimit të duhur në botën e futbollit. Lukaku zbuloi dietën e tij këtu në Itali dhe përfitimet e saj:

“Qysh kur erdha këtu tek Interi, e kaluam në analizë trupin tim dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Ha shumë sallatë dhe peshk, gjë që ka një efekt të madh tek unë.

Dieta ime përbëhet nga sallata për drekë, shumë gjoks pule dhe makarona. Para ndeshjes mund të kënaqem me ndonjë element zgare, ndërsa pas ndeshjeve ha edhe dy pjata me “gnocchi” (larmi makaronash të përbëra), por varet nga ajo që gatuan shefi i kuzhinës”.

Belgu më pas shpjegoi të gjitha këto ndryshime, se çfarë efekti kanë pasur në shëndetin dhe formën e tij: “Që nga ndjekja e kësaj mënyre jetese ndihem më mirë në fushë, ndihem më i përgjegjshëm dhe më i shpejtë. Asnjëherë nuk jam ndjerë kaq i fortë. Kam arritur një nivel tjetër, fizik dhe mendor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat