Carragher me kërkesë interesante për Liverpoolin

Futboll

Carragher me kërkesë interesante për Liverpoolin

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:23
Carragher me kërkesë interesante për Liverpoolin

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, ka filluar një peticion që Liverpooli të luajë ndeshjet e mbetura si vendës në Puskas Arena në Budapest pas fitores 2-0 kundër Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reds shënuan fitoren e parë si vendës në vitin 2021 me golat e Sadio Mane dhe Salah, takimi u zhvillua në Hungari për shkak të protokolleve të COVID-19 që nuk lejuan që ndeshja të zhvillohet në Angli.

Fansat bashkë me Carragher insistojnë që ekipi tyre të vazhdojë të luajë ndeshjet e mbetura si vendës në Hungari, duke postuar edhe një screenshot të peticionit në rrjete sociale.

 “Lejoni Liverpoolin që të luajë ndeshjet vendës në Budapest”, ka shkruar ish futbollisti anglez nw rrjetin e tij social Twitter.

Skuadra e Jurgen Kloop kanë humbur gjashtë ndeshjet e fundit si vendës në Premier League, duke dështuar që të shënojnë gol përmes lojës së hapur.

Liverpooli kthehet në Anfield me datën 10 prill për t’u takuar kundër Aston Villes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat