Tomori: Milani mund ta fitonte ndeshjen

Futboll

Tomori: Milani mund ta fitonte ndeshjen

Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:19
Fikayo Tomori

Mbrojtësi i AC Milan, Fikayo Tomori, ka reaguar pas barazimit 1-1 të Milanit në Old Trafford ndaj Manchester United.

Manchester United dhe AC Milan janë ndeshur në kuadër të 1/8 të finales së Europa League.

Golat për skaudrat i shënuan, Amad Diallo min (50′) dhe Simon Kjaer min (92+’).

Pas ndeshjes, mbrojtësi i AC Milan, Fikayo Tomori, u shpreh se skuadra e tij mund të kishte fituar ndeshjen.

“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, ne shënuam jashtë dhe është një gjë pozitive, ne mbetemi të përqendruar” tha  ai.

“Kur luani jashtë është e rëndësishme të mos humbni, ne shënuam dhe kjo është tejet e rëndësishme. Ne nuk meritonim asgjë më pak, sepse mund ta kishim fituar ndeshjen”, përfundoi Fikayo Tomori.

Në javën e ardhshme, Milani pret Manchester United në San Siro për ndeshjen kthyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat