Një telash më pak për kuqezinjtë

Futboll

Një telash më pak për kuqezinjtë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:43
Një telash më pak për kuqezinjtë

Mbrojtja e përfaqësueses shqiptare do të ketë një telash më pak për të zgjidhur në ndeshjen kundër Anglisë për kualifikueset e Botërorit, ku sigurisht pritet që të ketë shumë punë për të bërë përballë lojtarëve të kombëtares e cila mbërriti mes katër më të mirave në Botëror.

Skuadrës së Garet Sauthgejt tashmë është e konfirmuar që do t’i mungojë një nga yjet e kësaj skuadre i cili shpesh ka bërë diferencën, Xhedon Sanço.

Futbollisti ofensiv i Borusia Dortmund fillimisht mendohej se do të mungonte për shkak të vetos që klubi gjerman kishte vendosur për lojtarët që udhëtonin drejt vendeve që cilësohen “Zonë e kuqe” për shkak të COVID-19. Por tashmë mungesa e tij është e konfirmuar për shkak të një dëmtimi të futbollistit në ndeshjen e fundit që ai luajti në Ligën e Kampioneve.

Trajneri Terziç deklaroi sot se mungesa e tij do të ishte e gjatë dhe nuk parashikohej një kthim i shpejtë.

“Për fat të keq Sanço do të jetë jashtë. Ne nuk presim që ai të kthehet në fushë deri pas pauzës së përfaqësueseve”, tha Terziç para gazetarëve, duke vulosur kështu edhe mungesën e tij në grumbullimin e Anglisë për muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat