Ramos zgjedh mes Haaland e Mbappe, vajton largimin e Ronaldos

Futboll

Ramos zgjedh mes Haaland e Mbappe, vajton largimin e Ronaldos

Më: 12 mars 2021 Në ora: 00:03
Cristiano Ronaldo, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe

Sergio Ramos ka dalë të enjten para mediave, pasi së shpejti do ta shfaqet në Amazon dokumentari i tij, “Legjenda e Sergio Ramos” dhe normalisht pyetjet drejtuar kapitenit të Real Madridit kanë qenë të shumta.

Ai ka folur edhe për largimin e Cristiano Ronaldos që natyrisht, e sheh si një veprim të gabuar nga ana e Florentino Perez që e shiti atë te Juventusi.

Ramos, më pas në intervistë me Ibai Llanos, u pyet edhe për Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dy futbollistët e momentit.

 “Humbi Cris dhe humbi Madridi. Unë nuk do ta lija të largohet sepse është ai është një nga më të mirët në botë dhe do të na kishte ndihmuar të fitonim edhe më shumë. Këto janë marrëdhënie që duhet të zgjasin për jetë. Para finales në Kiev e shihnim se mund të ndodhë. Nuk e besuam tërësisht asnjëherë, sepse shpresonim se ai do të ndryshojë mendje, por është një vendim që ai kishte marrë. E dinimi se kudo dhe kurdo, ai do të jepte maksimumin. Ata lojtarë fitojnë të drejtën për të marrë vendime”, u shpreh Ramos.

“Haaland apo Mbappe? Do të më pëlqente t’i kem të dy. Ndoshta, për shkak rrethanave, më e lehtë sot do të ishte për ta sjellë Haalandin. Me Mbappen, rrethanat janë më të komplikuara. Mendoj se nuk do të ishte keq për Realin të përforcohej me Haalandin. Mendoj se do t’i jepte shumë Realit. Edhe Mbappe do ta bënte këtë pa asnjë dyshim, por është më e vështirë për ta marrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat