Leonardo refuzon të përjashtojë blerjen e Ronaldos ose Messit

Futboll

Leonardo refuzon të përjashtojë blerjen e Ronaldos ose Messit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:58
Leonardo refuzon të përjashtojë blerjen e Ronaldos ose Messit

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka refuzuar të përjashtojë transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos ose Lionel Messit në Ligue 1.

Messi ka kontratë me Barcelonën vetëm deri në qershor të këtij viti, derisa Ronaldo deri në qershor të vitit 2022.

A mundet PSG të blejë njërin prej këtyre?

“PSG gjithmonë monitoron çdo lojtar, dhe çdo lojtar i madh që lidhet me PSG-në është diçka e mirë”, tha Leonardo për RMC Sport.

“Gjithmonë do të flasim për lojtarët e mëdhenj që do të dëshironin të vijnë dhe është diçka që duhet të vlerësojmë”.

“Sido që të jetë, nuk jemi në bisedime për të nënshkruar asnjërin prej tyre (Ronaldo dhe Messi)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat