Verratti: Do përpiqem të bind Neymarin dhe Mbappen të qëndrojnë

Futboll

Verratti: Do përpiqem të bind Neymarin dhe Mbappen të qëndrojnë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:19
Marco Verratti, Neymar dhe Kylian Mbappe

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, është shprehur i bindur në qëndrimin e Neymarit dhe Mbappes.

Verratti po shijon një sezon fantastik nën urdhërat e Maurizio Pochettinos, pasi argjentinasi i ka dhënë një rol të ri më ofansiv në mesfushë.

Italiani duke folur  për “RMC Sport”, është shprehur optimist për qëndrimin e Kilyan Mbappe dhe Neymar Jr.

“Kur luani me të dy, gjithçka është më e lehtë. Vetëm i pasoni topin dhe ata e kontrollojnë me saktësi të paparë”, tha ai.

“Të dy, edhe Mbappe edhe Neymar janë të lumtur këtu, normale është që do mundohem ti bind të qëndrojnë, ata janë pjesë e projektit të PSG-së”, shtoi ai.

“Ju tregoj të tërën, kam folur shumë me ta, sepse si Neymar edhe Mbappe kanë pasur lëndime, kështu që kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm”, tha Verratti.

“Pas bisedave me ta, unë ndjej se ata dëshirojnë të qëndrojnë këtu”, përfundoi Marco Verratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat