E paraparë për javën e ardhshme, rishtyhet ndeshja Juventus – Napoli

Futboll

E paraparë për javën e ardhshme, rishtyhet ndeshja Juventus – Napoli

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:00
Juventus – Napoli

Fillimisht ishte paraparë të zhvillohej me datën 4 Tetor të vitit të kaluar, por atëbotë për shkak të koronavirusit, Napoli e kishte të pamundur të udhëtonte jashtë rajonit.

Pastaj, Juventusoi fitoi ndeshjen në tavolinë. Napoli nuk u pajtua dhe u ankua në gjykatat respektive.

Atje “Il partenopei” fituan rastin dhe FIGC vendosi që ndeshja të luhet dhe fituesi të vendoset në fushën e blertë e jo në tavolinë. Si datë u caktua 17 Marsi, pra mesjava e ardhshme.

Megjithatë, sipas mediave italiane, me kërkesën e të dyja skuadrave, e njëjta sfidë është rishtyer për datën 7 Prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat