Llorente: Te Napoli isha si “luani në kafaz”

Futboll

Llorente: Te Napoli isha si “luani në kafaz”

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:39
Llorente: Te Napoli isha si “luani në kafaz”

Fernando Llorente është kthyer. Pas gati një viti te Napoli pa luajtur, sulmuesi spanjoll ka rifituar besimin dhe minutat tek Udinese. Për “Tuttosport”, ish-lojtari i Juve, Tottenham dhe Athletic foli mbi atë që kaloi 12 muajt e fundit: “Në vitin e fundit jam ndjerë si një luan në kafaz. Kur nuk të japin besim, të dhemb shumë.

Të luaja te Napoli ishte një mundësi e shkëlqyer, por Udinese më dha mundësinë të ndihesha një lojtar i vërtetë”.

Në janar u fol gjithashtu për një transferim te bardhezinjtë e tjerë, ata të Juventusit. Në fund, pavarësisht vlerësimit të idesë së kthimit, asgjë nuk u materializua: 

“Është folur shumë për këtë, mbase menaxherët e Juventusit me të vërtetë e kanë menduar kthimin tim atje, por në fund të fundit asgjë nuk u materializua. Do të doja të kthehesha, Juventusi është pjesë e zemrës sime. Në Torino jetova dy vitet më të mira të karrierës sime”.

Llorente zbuloi gjithashtu se e këshilloi ish-shokun e tij të ekipit, Arek Milik, të bashkohej me Juventusin, edhe pse asgjë nuk doli nga kjo, në fund të fundit: “Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Milik, i rekomandova të vinte te Juventusi. Ai është një sulmues i shkëlqyeshëm, ka një të majtë fantastike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat