Lutja e Ramosit te gjyqtari për penallti

Futboll

Lutja e Ramosit te gjyqtari për penallti

Më: 14 mars 2021 Në ora: 10:02
Sergio Ramos

Sergio Ramos i ishte përgjëruar gjyqtarit për një penallti, duke i bërë thirrje ta përdorte VAR-in pasi Ivan Marcone e kishte rrëzuar atë në zonë në fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Elches në La Liga të shtunën.

Real Madridi vuajti për ta arritur fitoren në shtëpi të shtunën dhe ia doli vetëm falë aftësive të Karim Benzemas që i shënoi dy gola për ta përmbysur një Elche kokëfortë.

Gjyqtari Jorge Figueroa Vazquez dha goditje dënimi për Elchen në dëm të Ramosit fillimisht dhe më vonë e mbrojti vendimin e vet, edhe pas protestave të kapitenit të Real Madridit për penallti në favor të tij.

“A nuk është kjo penallti? Për atë Zot!” Ramos bërtiti në drejtim të gjyqtarit, sipas mediave spanjolle.

“Shko e shikoje në VAR, unë nuk e kapa atë. Shikoje, është penallti e qartë. Nëse nuk është, atëherë unë e paskam thyer dorën aksidentalisht”.

“Po të lutem shikoje në VAR. Vë bast shtëpinë time kjo është penallti”, kishte këmbëngulur Ramos.

“Është penallti e qartë. Do të qëndroj këtu sepse do ta gjuaj penalltinë, do ta shohësh. Juan, shikoje në VAR”, kishte këmbëngulur Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat