Hernandez: Kur shoh portën nuk mendoj

Futboll

Hernandez: Kur shoh portën nuk mendoj

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:59
Hernandez: Kur shoh portën nuk mendoj

Teo Hernandez nuk është vetëm një nga futbollistët më të mirë të Milan, por edhe një nga anësorët e majtë më të mirë të kampionatit italian.

Së fundmi, francezi shprehet se kërkoj të përmurësohet, ndërsa tregon se trajneri Pioli ka qenë i pari që i ka kërkuar të shtyjë shumë përpara. Ndër të tjera, Teo thekson se Milan do të luftojë deri jë fund për titullin, edhe pse ka disa ekipe që janë në garë për triumfin final.

“Dua të jem më i miri dhe duhet të vazhdoj në këtë rrugë, e të mos vetëkënaqem. Ccfarë mendoj kur shoh portën?

Nuk mendoj, shkoj vetëm për të shënuar. Më pëlqen shumë të bëj gol, duhet të bëj të paktën tetë që të kem një më shumë se në sezonin e kaluar. Por, nuk ka qenë e lehtë. Kam filluar të luaj kështu te Milan, sepse Pioli më thotë gjithnjë të shkoj përpara, por edhe të kthehem sërish mbrapa. Atëherë unë shtyj shumë përpara dhe kur shoh portën, godas.

Gara e titullit? Wshtë Inter, jemi ne, Roma, Juventus. Para dy viteve ishte vetëm Juventus, por tani jemi edhe ne dhe do të luftojmë deri në fund. Inter është një skuadër e bukur, por Juventus është më i fortë.

Asgjë nuk ka mbaruar, gara është e hapur. Kemi parë edhe herë të tjera që ekipi i parë ka pasur një distancë, por më pas titullin e ka fituar i dyti.

Këtë vit nuk është e lehtë të fitosh as ndaj të voglave. Nuk zgjedh mes Europa League, Champions dhe titullit, dua t’i fitoj të gjitha”, u shpreh Teo Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat