Juventusi mposht Cagliarin me het-trikun e Ronaldos

Futboll

Juventusi mposht Cagliarin me het-trikun e Ronaldos

Më: 14 mars 2021 Në ora: 21:11
Juventusi mposht Cagliarin me het-trikun e Ronaldos

Juventusi ka triumfuar 3:1 në udhëtim te Cagliari në kuadër të javës së 27-të në Serie A.Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Zonja e Vjetër e kaloi në epërsi me anë të Cristiano Ronaldos që shënoi me kokë nga një asistim i Juan Cuadrados.

Ylli portugez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tij të dytë nga penalltia në minutën e 25-të.Lojtari 36-vjeçari vazhdoi me paraqitje fantastike, duke arritur që të realizonte het-trikun (32’), duke vulosur kështu fitoren e mysafirëve.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Cagliarin, pasi arritën të shënonin golin e parë të tyre në këtë takim me anë të Giovanni Someones (61’) me një asistim nga Gabriel Zappa.Deri në fund, të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, mirëpo pa arritur t’i konkretizonin ato.

Pas javës së 27-të, Juventusi gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, dhjetë më pak se lideri Interi, mirëpo që kanë një takim më pak të zhvilluar – ndërsa në xhiron e 28-të do të takohen në shtëpi me Beneventon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat