Ftesa e parë e Pedrit nga Spanja, mund të luajë ndaj Kosovës

Futboll

Ftesa e parë e Pedrit nga Spanja, mund të luajë ndaj Kosovës

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:12
Pedri

Talenti i Barcelonës, Pedri, ka marrë ftesën e parë nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet kualifikuese për ‘Kampionatin Botëror 2022’ që do të zhvillohen këtë muaj.

18-vjeçari është përfshirë në skuadrën finale prej 25 lojtarësh të Luis Enrique përkrah emrave të mëdhenj të futbollit, e gjitha falë paraqitjeve të mira në Camp Nou.

Pas paraqitjeve me ekipet U-17, U-18, U-19 dhe U-21, Pedri tash do ta ketë mundësinë që të luajë edhe për skuadrën seniore të Spanjës.

La Roja bën pjesë në Grupin B kualifikues së bashku me Gjeorgjinë, Kosovën, Greqinë dhe Suedinë.

Ndeshjen e parë kjo përfaqësuese e zhvillon në udhëtim te Gjeorgjia më 28 mars, ndërsa tri ditë më pas do të jetë nikoqire e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat