Formacionet e mundshme: Real Madrid – Atalanta

Futboll

Formacionet e mundshme: Real Madrid – Atalanta

Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Real Madrid është nikoqir i Atalantas, ndeshja kthyese e vlefshme për 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve.

“Los Blancos” fituan me rezultat minimal 0 – 1 në Itali dhe synojnë të dalin me rezultat pozitiv që të kualifikohen në raundin tjetër.

Sidoqoftë, Reali do këtë mjaftë mungesa, ngase yjet si Eden Hazard, Dani Carvajal, Mariano Diaz dhe Alvaro Odriozola janë të lënduar, derisa Casemiro është i suspenduar.

Kurse, sa i përket Atalantas do jetë pa Remo Freuler që ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e parë dhe lajmi i mirë është rikthimi i Berat Gjimshitit.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Varane, Ramos, Nacho; Vazquez, Modric, Valverde, Kroos, Mendy; Rodrygo, Benzema

Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, de Roon, Pasalic, Gosens; Ilicic, Pessina; Muriel

Ndeshja zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat