Ibra lumturon kuqezinjtë

Futboll

Ibra lumturon kuqezinjtë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:45
Ibra lumturon kuqezinjtë

Zlatan Ibrahimoviç është aty. Ditën që mori lajmin e kthimit në kombëtaren suedeze, pas pothuajse pesë vitesh mungesë, sulmuesi 39-vjeçar “ndez motorët” e tij. Dhe tani, padyshim që synon kthimin ndaj Manchester United, ish-ekipit të tij në Ligën e Europës, pasi mbeti larg fushave të blerta për më shumë se dy javë.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, Ibra e përballoi të gjithë seancën stërvitore sot, së bashku me ekipin kuqezi. Një hap i mëtejshëm drejt kthimit në kapacitetin e plotë, më i rëndësishmi, pasi dje nisi punën pjesërisht me grupin.

Me pak fjalë, Ibrahimoviç është plotësisht në dispozicion të Piolit për ndeshjen delikate të së enjtes mbrëma kundër Manchester United, e vlefshme për kthimin e “Europa League”. Ndeshja e parë në “Old Trafford” përfundoi 1-1, javën e shkuar. Tani do të jetë në dorën e trajnerit kuqezi për të vlerësuar aktivizimin e tij të mundshëm, gjatë ndeshjes, në vazhdim ose nga minuta e parë, kundër “Djajve të Kuq” të Solskjaer.

Është e mundur që Ibra të luajë nga fillimi, duke marrë parasysh që Rafael Leão nuk është në gjendjen më të mirë për shkak të një problemi muskular. Nëse suedezi e nis nga stoli, roli i sulmuesit të parë do të mbahet nga Rebic, i skualifikuar në kampionat (Serie A) për dy ndeshjet e ardhshme. Ibra ka humbur 4 ndeshje që kur u dëmtua, ai mungon nga data 28 shkurt, kur u dëmtua në sfidën e Milanit me Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat