Feronikeli - Prishtina, përballja kryesore e Kupës

Futboll

Feronikeli - Prishtina, përballja kryesore e Kupës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:45
Feronikeli - Prishtina, përballja kryesore e Kupës

“Nikli” e mposhti ekipin kryeqytetas gjatë fundjavës në Superligë, të mërkurën luajnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Pas ndeshjeve të Superligës, mesjava është e rezervuar për Kupën e Kosovës.

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të kësaj gare prestigjioze.

Pa asnjë diskutim, dueli kryesor i kësaj faze do të jetë ai në mes të Feronikelit me Prishtinën.

Ekipi nga Drenasi e mposhti në fundjavë në Superligë atë kryeqytetas 2:0, duke i dhënë fund serisë së gjatë pa humbje të prishtinasve.

E tash është koha për përballjen tjetër në mes tyre, e cila do të luhet të mërkurën.

Të dyja ekipet do ta japin maksimumin nga vetja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndërkaq, të mërkurën luhet edhe ndeshja tjetër e çerekfinales, ku Dukagjini i bën konak Drenicës në Klinë.

E të enjten do të luhen dy takime të tjera.

Trepça ’89 e pret Llapin nga Mitrovicë, kurse Istogu do të ketë punë me ekipin A&N në shtëpi.

Siç dihet, fituesi i Kupës e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Për këtë arsye, kjo garë është bërë edhe më prestigjioze dhe më me peshë viteve të fundit.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës do të fillojnë në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat