Dortmundi vendos çmimin për Haalandin

Futboll

Dortmundi vendos çmimin për Haalandin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:14
Dortmundi vendos çmimin për Haalandin

Erling Haaland është një nga emrat më të lakaur në merkato, ku shumë ekipe duan të kenë pjesë të tyre norvegjezin, i cili i ka mahnitur të gjithë me formën e tij. Nga Spanja në Angli, por dhe Bajern Mynih në Gjermani, emri i Haland gjendet kudo mes ekipeve të mëdha që kërkojnë një “bomber” për të ardhmen.

Fillimisht u përfol se biondi norvegjez nuk ishte në shitje, por përballë një presioni shumë të madh edhe drejtuesit e Dortmund duken të dorëzuar.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, verdhezinjtë kanë vendosur të lënë të lirë Halandin, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Gjithnjë sipas “Bild”, çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht 150 milionë euro.

Kjo nuk është një shifër e lartë duke pasur parasysh potencialin e Haland, por në këtë kohë krizë mbetet një shifër e vështirë për tu paguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat