Shtohen problemet për Anglinë para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Shtohen problemet për Anglinë para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:18
Shtohen problemet për Anglinë para ndeshjes me Shqipërinë

Portieri i Anglisë, Pikford nuk ja ka dalë të jetë i gatshëm për ndeshjen e 28 marsit ndaj Shqipërisë.

27 vjeçari i Evertonit u dëmtua në disfatën e fundjavës ndaj Burnleit me shifrat 2-1.

Si pasojë e këtij problemi, Pikford do të qëndrojë në Angli dhe do të humbë ndeshjet ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.

Pikford do të zëvendësohet nga Dean Henderson, i cili është aktualisht portieri i Mançester Junajtid. 24 vjeçari po kalon një moment mjaft të mirë tek gjigandi anglez, teksa ka zënë vendin e De Geas. Kombëtarja angleze ka një skuadër yjesh, teksa edhe rezervat janë të një klasi të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat