Skënderbeu triumfon ndaj Dinamos dhe kualifikohet

Futboll

Skënderbeu triumfon ndaj Dinamos dhe kualifikohet

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:00
Skënderbeu triumfon ndaj Dinamos dhe kualifikohet

Skënderbeu ka arritur një fitore me peshë në Kupën e Shqipërisë teksa ka mposhtur 1-3 në “Selman Stërmasi” Dinamon dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. 

Shifrat u hapën me Mensah në minutën e 21’, Berisha realizoi golin e dytë në minutën e 43’ dhe më pas Pusi trefishoi rezultatin.

Goli i Uelber në minutën e 63’ u krijua sikur do të hapte sfidën, por ky rezultat i shkon përshtat skuadrës korçare e cila këtë sezon po përjeton momentin e vështirë në dekadën e fundit, teksa po lufton për mbijetesë por Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv real për Skënderbeun e cila kjo paraqitje e tregon mjaft mirë.

DINAMO 1-3 SKËNDERBEU 

Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat