Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

Futboll

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:53
Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

Robert Lewandowski shënon rregullisht prej vitesh, me Bayern Munchen dhe Poloninë.

Sulmuesi 32-vjeçar u shpall futbollisti më i mirë i FIFA-s vitin e kaluar, teksa flet rreth idhujve të tij në prononcimin e dhënë për SportBild.

“Më kujtohet kur isha 6 vjeç dhe kisha vetëm një idhull: Roberto Baggion. Më vonë u bë Del Piero modeli im, e admiroja shumë. Sidoqoftë, ende nuk mund të gjykoja saktësisht se çfarë e karakterizonte stilin e tij të lojës, isha shumë i ri.

Më vonë nisi të më bëjë përshtypje Thierry Henry, legjenda e Arsenalit. Lëvizjet e tij, inkursionet në thellësi, golat dhe fitoret: ishin të gjitha cilësitë qe doja të kisha si futbollist. Doja ta imitojë Henry në çdo aspekt.

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Nuk mund të identifikojmë një të vetëm, sepse janë lojtarët ata që formojnë epoka të ndryshme. Në 15 vitet e fundit, më të mirët kanë qenë Messi, Ronaldo dhe Ronaldinho.

Përpara tyre ishte Ronaldo fenomeni. Ka pasur gjithmonë talente të jashtëzakonshme, të cilët transmetojnë gëzimin e futbollit. Kampionët e mëdhenj i bëjnë të lehta dhe të thjeshta edhe gjërat e vështira“, përfundoi Lewandowski..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat