Kosova i ka të prera vendimet për Spanjën!

Futboll

Kosova i ka të prera vendimet për Spanjën!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:05
Kosova i ka të prera vendimet për Spanjën!

Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës këtë muaj.

Teksa takimi ndaj Suedisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe nuk është raportuar për telashe, sfida ndaj Spanjës luhet në Sevilla dhe një postimi i Federatës Spanjolle të Futbollit, ngjalli shumë reagime në vend ku Kosova u etiketua si “territor” dhe jo si shtet.

Në lidhje me këtë ka folur edhe drejtori teknik i Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili u shpreh se Kosova do të refuzojë të luajë në qoftë se nuk respektohet simbolet shtetërore në Spanjë, shkruan insporti.

“Po tashmë jemi në rregull. Federata Spanjolle e Futbollit bëri një postim që për mua ishte e papranueshme dhe e palogjikshme, ngase një Federata e tillë bëri një gabim kaq të madh”.

“E kemi ditur që nuk mundet të ndodhë ajo, pasi për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare merret FIFA dhe jo Federata vendase, ku dihen rregulloret”.

“Ne kemi thënë edhe para se Federata të postonte një gjë të tillë, se nëse edhe një simbol i shtetit të Kosovës nuk respektohet në Spanjë, ne nuk do ta luajmë as ndeshjen. Ata kanë kërkuar falje dhe gjithçka është në rregull” – përfundoi Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat