5 ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në klubin e Barcelonës

Futboll

5 ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në klubin e Barcelonës

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:54
Barcelona

Koeman doli vullnetar që t’i vonohej paga

Ish presidenti i përkohshëm, Carles Tusquets, ka zbuluar se Ronald Koeman i tha atij që ‘ta paguante kur ishte e mundur’, për shkak të problemi që klubi Blaugran  ka me financa.

Data dhe ora e El Clasico është konfirmuar

La Liga ka konfirmuar datën dhe orën për Klasiken e ardhshme. Ndeshja do të luhet të shtunën, 10 prill; me fillim nga ora 21:00.

Dembele përsëri në ekipin kombëtar të Francës

Pas një mungese dy vjeçare, Ousmane Dembele më në fund është thirrur për të përfaqësuar kombëtaren e tij gjatë ndeshjeve të marsit që zhvillohen edhe një javë.

Messi mund të transferohet në Miami pas 2 viteve

Sipas Alfredo Martinez, gazetar i besueshëm, plani i Leo Messi është të qëndrojë në Barca për dy vjet të tjera dhe më pas të bashkohet me Inter Miami në MLS.

Pique dhe Roberto rikthehen në prill

Mundo Deportivo raporton se Gerard Pique dhe Sergi Roberto do të rikuperohen nga dëmtimet e tyre deri në kohën e pushimit të kombëtareve. Qëllimi është që ata të jenë në 100% të tyre për ndeshjen e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat